Sallah dhe Çemberlejn bëjnë që “Enfilld Roud” të shpërrthejë në festë (VIDEO)

Mohamed Sallah edhe sonte po dëshmon se është në formë të madhe, duke shënuar golin e parë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Mançester Sitit, njofton “infOSport.mk”.

Sallah fillimisht i iku një kurthi të pozitës jashtëloje, edhe pse nëse do të funksiononte VAR edhe në Ligën e Kampionëve, do të mund të ndalej aksioni i tij, nga i cili në fund arriti që të shënojë nga brendia e zonës, kjo falë asistit të Firmonjos.

Ky gol solli një festë të madhe në mesin e 50 mijë tifozëve të tubuar në “Enfilld Roud”, të cilët nuk vonoi shumë dhe në minutën e 21-të iu gëzuan edhe golit të dytë, që ishte një super gol i shënuar nga ana e Çembërlejn.

Oxlade-Chamberlain STUNNING GOAL (2-0) Liverpool vs Manchester City – Champions League by footbie.com

 

 

 

Leave a Reply