Çfarë po ndodh me Sitin!? 3 gola brenda 30 minutave (VIDEO)

Çfarë po ndodh me Mançester Sitin sonte në “Enfilld Roud”. Skuadra lidere e Premierligës, Mançester Siti që mund të llogaritet që tani edhe si kampion i ri i Anglisë, brenda 30 minutave të para në përballjen ndaj Liverpullit ka pranuar 3 gola, duke vështirësuar shumë punët e e saj për një kualifikim të mundshëm për në gjysmëfinale.

Golin e parë për skuadrën e Jurgen Klop e realizoi Mohamed  Sallah në minutën e 12-të, teksa vetëm 9 minuta më pas Çembërlejn me një super gol nga distanca shënoi edhe golin e dytë.

Goli i tretë mban firmën e Sadio Mane, i cili mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e Mohamed Sallah, i cili po konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme.

Në rast se Siti nuk ndryshon në vazhdim të ndeshjes, atëherë Pep Guardiola do të duhet të dorëzohet para strategut gjerman, i cili vërtetë ka bërë një punë të madhe me Liverpullin e tij, duke e bërë një ndër skuadrat më të frikshme europiane.

Leave a Reply