Albian Ajeti shënon ndaj Sionit të Lenjanit (VIDEO)

Ndeshja e tij e parë dhe goli i parë në sezonin e ri me fanellën e Sent Gallenit për Albian Ajetin, i cili mungoi në dy ndeshjet e para të skuadrës së tij në elitën e futbollit zviceran. 20-vjeçari Albian Ajeti edhe pse në lojë u inkuadrua në 20-minutëshin e fundit, ai megjithatë arriti që të shënojë, duke i siguruar fitoren skuadrës së tij, që ishte e para në sezonin e ri futbollistik.

Albian Ajeti në lojë u inkuadrua në minutën e 70-të, në vend të Ben Khalifas, ndërkohë në minutën e 86-të shënoi golin e dytë për Sent Gallenin, skuadër kjo që në fund shënoi fitore me rezultatin 2:0.

Golin e parë për vendasit në këtë përballje e realizoi Aratore në minutën e 76-të. Në këtë ndeshje te Sent Galleni në lojë në 10 minutëshin e fundit u inkuadrua edhe Gjelbrim Taipi, ndërkohë te Sioni që nga minuta e parë luajti Ermir Lenjani, i cili u zëvendësua më pas në minutën e 83-të nga ana e italianit, Akuafreska. Falë kësaj fitore Sent Galleni tashmë me 4 pikë renditet në pozitën e 5-të, menjëherë pas Sionit, që në tre xhirot e para ka regjistruar dy fitore dhe një disfatë.

Për të ndjekur golat nga ndeshja Sent Gallen-Sion 2:0, klikoni KËTU:

Leave a Reply