Disfata e rëndë ndaj Realit, Juve bënë revolucion në mbrojtje

Disfata e rëndë 0:3 e së martës në mbrëmje nga Reali i Madridit, ka bërë që drejtuesit e Juventusit të mendojnë një revolucion të vërtetë në repartin e mbrojtjes gjatë merkatos së verës.

Pas dyshes së Atalantas, Matia Kaldaras e Leonardo Spinacolas, të cilët janë thuajse bardhezinj, “Zonja e Vjetër” synon të sigurojë edhe shërbimet e Mateo Darmian të Mançester Junajtedit dhe Hoze Himenez të Atletiko Madridit, që pëlqehen shumë nga trajneri Masimiliano Allegri.

Por kjo listë e dëshirave të drejtuesve të Juventusit nuk mbaron me kaq, pasi kampionët e Italisë dëshirojnë të rikthejnë në “Serie A” edhe mbrojtësin e Borusia Dortmundit,  Sokratis Papastatopulos (2008-2010, Xhenoa), kontrata e të cilit me skuadrën gjermane i skadon në  vitin 2019-të.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply