Milani interesohet për yllin e Napolit

Skuadra e Milanit po ndjek për së afërmi situatën lidhur me sulmuesin e Napolit, Hose Lajehon, pohon “Il Mattino”.

Skuadra “kuq e zi” nga Milano thuajse ka arritur marrëveshje me portierin “napolitan”, Hoze Reina, i cili pas përfundimit të sezonit do të jetë një agjent i lirë. Pikërisht Manuel Garsia është përfaqësues i të dy spanjollëve, edhe i Kajehon edhe i Reinas, i cili në procesin e bisedimeve për transferimin e portierit “napolitan”, kishte diskutuar edhe çështjen e kalimit të mundshëm të Kajehon në “San Siro”.

Vlera e ish futbollistit të Realit të Madridit llogaritet në 35 milion euro, teksa nga tabori i “kuqezinjëve” nga Milano janë të gatshëm të përfshijnë edhe ndonjërin prej futbollistëve të tyre, me qëllim për të zvogëluar çmimin që kërkohet nga drejtuesit e Napolit.

Leave a Reply