Allegri gati të marrë drejtimin e Çelzit

Trajneri aktual i Juventusit, Masimiliano Allegri është shumë pranë për të marrë drejtimin e Çelzit. Strategu italian në këtë post pritet të zëvendësojë bashkëpatriotin e tij, Antonio Konte, i cili tashmë një kohë më të gjatë lidhet me një largim të mundshëm nga “Stemford Brixh”.

Derisa spanjolli, Luis Enrike është konsideruar si kandidati më serioz për të marrë drejtimin e kampionëve në fuqi të Anglisë,  ish trajneri i Barcelonës nuk dëshiron të ngutet në marrjen e një vendimi.

Ndërkohë, Allegri e ka pranuar se dëshiron ta vazhdojë karrierën në Premierligë, ashtu që shumë lehtë mund të ndodh, që Çelzi sërish të udhëhiqet nga një strateg italian.

Leave a Reply