Salah, lojtari i muajit mars në Premier Ligë

Egjiptiani Mohamed Salah është zgjedhur lojtar i muajit mars në Premier Ligën angleze. 25 vjeçari e fitoi këtë çmim për herë të katërt, pasi mori 80 përqind të votave në një sondazh në rrjetët sociale, me Salahin që shënoi 6-të gola në katër paraqitje gjatë muajit mars, duke përfshirë katër golat kundër Vatfordit në “Enfilld Roud”.

Në këtë garë ylli i Liverpulit fitoi garën me yjet e Totenhemit Delle Allin, Hjong-Min Son, Jan Vertogen, si dhe futbollistët e Mançester Sitit Leroy Sanen dhe David Silvën.

Leave a Reply