Tragjedi, vdes çiklisti gjatë garës

Një tragjedi ka prekur sot sportin e çiklizmit, pasi 23 vjeçari Majkëll Goolaerts ka pësuar atak kardiak gjatë garës të së dielës në pistën e Paris-Roubaiks. Ai u rrëzua pas 110 kilometrave të kaluara nga gjithsej 230 kilometra sa ishte e gjatë kjo pistë. Çiklisti 23 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Lilit, teksa në njoftimin e bërë nga skuadra,  thuhet se Golaaerts ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

Sipas raportit mjekësor Goolaerts i është dhënë ndihma e parë nga stafi mjekësor, përpara se të transportohej në spitalin e Lilit, ndërsa gara në pistën e Paris – Roubaiks njihet si një nga garat më të vështira të këtij sporti.

Leave a Reply