Shqipëria bënë një lëvizje pozitive prej dy vendesh

Shqipëria ka bërë një lëvizje pozitive prej dy vendesh në renditjen më të re të FIFA-s të publikuar gjatë ditës së sotme, njofton “infOSport.mk”.

Edhe përkundër disfatës minimale nga Norvegjia në “Elbasan Arena”, Shqipëria në renditjen më të re ndodhet në pozitën e 56-të, kjo edhe për faktin e zbritjes “drastike” të kombëtareve të tjera që ishin mbi të, si Japonia, që ka zbritur me 5 vende, si dhe Bolivia, me 10 vende.

Dy vendet e para nuk kanë ndryshuar, ashtu që Gjermania vazhdon të udhëheq vallën me 1533 pikë, duke lënë pas vetes Brazilin me 1384 pikë. Pas tyre me 1346 pikë renditet Belgjika, që tashmë pas vetes lë Portugalinë, ndërsa në vendin e pestë ka rënë edhe Argjentina.

Dhjetëshja e parë plotësohet nga Zvicra, Franca, Spanja, Kili dhe Polonia, teksa jashtë TOP10 ka mbetur Anglia, që pozicionohet në vendin e 13-të si dhe Italia, që ka regjistruar 6 vende më poshtë dhe tashmë ndodhet në pozitën e 20-të.

Leave a Reply