Barcelona merr lejen për të rinovuar “Kamp Nou”

Skuadra “katalunase” e Barcelonës shumë shpejt pritet të nisë rinovimin e stadiumit “Kamp Nou”. Kanë qenë vetë drejtuesit e klubit “blaugrana” që kanë zbuluar pamjet se si do të duket “Kamp Nou” pas rinovimit që do t’i bëhet.

Klubi “katalunas” zbuloi detaje të planit ambicioz që do të ristrukturojë stadiumin historik, duke i dhënë një imazh të ri.

Ideja e arkitektëve është ajo për të zgjeruar strukturën aktuale prej 90 mijë vendesh, në një kapacitet prej 105 mijë tifozësh. Projekti do të përmirësojë gjithashtu infrastrukturën rreth stadiumit.

Klubi do të shpenzojë plot 600 milionë euro për zhvillimin e planit, në bashkëpunim me lejen e këshillit komunal, ndërsa i gjithë ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2021.

Leave a Reply