FFM hap procedurë disciplinore ndaj Pelisterit

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka ngritur procedurë disciplinorë kundër Pelisterit për ndodhitë në ndeshjen ndaj Akademia Pandevit në kuadër të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales në Kupën e Maqedonisë.

Arsyeja e kësaj është për shkak të një tifozi të Pelisterit, i cili pas përfundimit të ndeshjes me hedhjen e një shishes, goditi referin anësor Goce Petreskin. Komisioni pranë FFM-së pritet ta ndëshkojë skuadrën nga Manastiri dhe vendimin ta bëj zyrtarë gjatë javës që vjen.

Kujtojmë që Pelisteri eliminoi Akademia Pandevin,duke u kualifikuar në finale të Kupës së Maqedonisë për herë të dytë radhazi.

Leave a Reply