ZYRTARE, Andrea Pirlo trajner i Juventusit

Andrea Pirlo do të bëhet trajner i skuadrës U23 të Juventusit. Ish-mesfushori i “bardhezinjëve” nga Torino, do të përgatis gjeneratën e re të “Zonjës së Vjetër” në sezonin e ardhshëm.

Pirlo njihet si një nga “arkitektet” më të mëdhenj të futbollit sa ishte në fushë, ndërsa tashmë vizionin e tij do ta përcjell edhe tek futbollistët e rinj që do t’i drejtojë.

Kujtojmë Andrea Pirlo me Milanin kishte fituar dy herë Ligën e Kampionëve, ndërsa gjatë vitit 2006 me Italinë ishte shpallur kampion Bote.

Leave a Reply