LPFM, java 27 sjellë derbin e përjetshëm, Vardari-Shkupi

E diela në futbollin vendor sjellë ndeshjet e javës së 27-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja që zgjon më shumë interes dhe që pritet me padurim nga futbolldashësit në vendin tonë, është pa dyshim derbi i përjetshëm midis dy skuadrave shkupjane, Vardarit dhe FC Shkupit.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në arenën “Filipi i Dytë” dhe do të jetë kjo një mundësi e mirë për aktorët e të dyja taboreve për të dhënë më të mirën në fushën e blertë, edhe pse e njëjta nuk do të ketë bukurinë e plotë, pasi nga KF Vardar, kanë ndaluar prezencën e tifozëve mysafir, “Shvercerat”.

Kjo ndeshje starton në ora 16:00, njëjtë sikurse edhe ndeshje Skopje-Rabotniçki, Pelisteri-Shkëndija dhe Renova-Pobeda, teksa një orë më herët në Kratovë mejdanin do të ndajnë Sileksi dhe Akademia Pandevi, dy skuadra këto që pretendojnë të kapin Liga Europa.

LPFM, Java XXVII

Sileksi 15:00 Akademija Pandev
Skopje 16:00 Rabotniçki
Pelisteri 16:00 Shkëndija
Renova 16:00 Pobeda
Vardari 16:00 Shkupi

 

Leave a Reply