Java 28 sjellë super derbin Vardari-Shkëndija

Java e 28-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë në program është gjatë ditës së sotme, njofton “infOSport.mk”. E gjithë vëmendja e kësaj jave do të përqëndrohet te derbi ndeshja midis rivalëve të mëdhenj, Vardarit dhe Shkëndijës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në arenën “Filipi i Dytë”.

Shkëndija këtë vit ka qenë dukshëm skuadër më e mirë, dhe një gjë të tillë vërtetojnë edhe 20 pikët epërsi të skuadrës tetovare që ka ndaj kampionëve në fuqi, të cilët që sot edhe zyrtarisht mund ti lëshojnë primatin skuadrës “kuq e zi” nga Tetova. Kjo ndeshje për shkak transmetimit të drejtëpërdrejtë në TV “24 Vesti” do të startojë në ora 15:00, teksa 4 ndeshjet tjera fillojnë në ora 16:00.

Një tjetër derbi mes skuadrave shkupjane dhe tetovare do të zhvillohet në Tetovë, ku Renova do të mirëpret Rabotniçkin, Akademia Pandev në Turnovë do të mirëpret FC Shkupin, Skopje në Kërçovë do të jetë nikoqir i Sileksit, teksa një Manastir do të zhvillohet derbi i mbijetesës midis Pelisterit dhe Pobedës.

LPFM, Java 28

Vardari 15:00 Shkëndija
A.Pandev 16:00 Shkupi
FK Skopje 16:00 Sileksi
Pelisteri 16:00 Pobeda
Renova 16:00 Rabotniçki

Leave a Reply