Formacionet e mundshme, Bajern Munih – Real Madrid

Bajern Munihu sonte në teren vendas do të mirëpret kampionët aktual të Europës, Realin e Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton “infOSport.mk”.

Real Madrid synon për ta fituar titullin e tretë më radhë në garën më prestigjioze evropiane për klube, ndërsa në anën tjetër Bajerni kërkon hakmarrje për ato eliminime të viteve të kaluara nga ana e skuadrës “madrilene”.

Trajneri i “bavarezëve”, Jup Hejnkes, më shumë gjasë do të luajë me formacionin 4-1-4-1, me Hames Rodrigezin mbrapa shpinës së  Robert Levandovskit në sulm, me polakun i cili edhe sonte pritet të jetë rreziku më i madh për Realin e Madridit, trajneri i së cilës skuadër, Zinedin Zidan do të futet në këtë ndeshje me formacionin e tij tipik, me Kristiano Ronaldon dhe Karim Benzeman në sulm dhe skemën 4-4-2.

Ndeshja do të fillojë në orën 20:45 dhe do të zhvillohet në “Allianz Arena” në Munih.

Formacionet e mundshme:
BAJERN MUNIH: Ulreich; Rafinha, Boateng, Hummels, Kimmich; Javi Martinez, Ribery, James, Muller, Robben; Lewandowski.
REAL MADRID: Navas; Marcelo, Sergio Ramos, Varane, Carvajal; Isco, Kroos, Casemiro, Modric; Ronaldo, Benzema.

Leave a Reply