Renova thyen Skopjen sërish (VIDEO)

Renova vazhdon të shkëlqejë nën drejtimin e Agron Memedit. Skuadra nga Xhepçishti ka regjistruar edhe fitoren e tretë nga gjithsej 4 ndeshje me strategun e ri tetovar, pasi sot në ndeshjen si vendas me rezultatin 2:0 mundën Skopjen, njofton “infOSport.mk”.

RENOVA I GËZOHET GOLIT NDAJ SKOPJES

GOOOOOOOOOOOOOOOOLEDHE RENOVA I GËZOHET GOLIT NDAJ SKOPJES(A. Stojanovski 71')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Që të dy golat Renova i shënoi gjatë pjesës së dytë, ndërsa sërish në skenë te skuadra tetovare doli sulmuesi Vlatko Stojanovski, i cili në minutën e 71-të shfrytëzoi në maksimum pasimin e Argjent Gafurit dhe me të majtën e tij shënoi një super gol.

RENOVA SHËNON EDHE GOLIN E DYTË NDAJ SKOPJES

RENOVA SHËNON EDHE GOLIN E DYTË NDAJ SKOPJESRENOVA – SKOPJE 2:0(S. Kostov 76')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Argjent Gafuri sërish luajti rolin e asistuesit, kësaj rradhe në minutën e 77-të kur mjaft mirë harkoi nga rivënia e këndit duke gjetur mbrojtësin Stefan Kostov, i cili me kokë shënoi golin e dytë me fanellën e Renovës, edhe atë sërish ndaj kundërshtarit të njëjtë.

Me këtë fitore Renova arrinë në kuotën e 37 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e 5-të, ndërsa Skopje mbetet në pozitën e fundit me vetëm 25 pikë të tubuara.

Leave a Reply