SH.F. “Imri Elezi” triumfon në turneun memorial të dëshmorit 

Shkolla fillore “Imri Elezi” për herë të katërt me rradhë ka triumfuar në turneun tradicional memorial në Shkup që organizohet për nderë të dëshmorit të kombit Imri Elezi. Ky turne mbahet rregullisht nga viti 2002, ndërsa përmes futbollit mbahet gjallë kujtimi për të ndjerin dhe vepra e tij u transmetohet brezave të ri. Edicioni i sivjetshëm edhe një herë tjetër i takoi shkollës që mban edhe emrin e dëshmorit Imri Elezi, të cilët në finale me rezultatin 2:1 fituan Shkollën Fillore “Adem Jashari” me këta të fundit që duhej të kënaqen me vendin e dytë. Në vend të tretë u ndal Shkolla Fillore “Liria”. Organizatorët përveç Kupave për tre vendet e para, gjithashtu ndanë medalje për nxënësit e ekipeve që u treguan më shumw nw kwtw turne. Në edicionin e sivjetshëm morrën pjesë 9-të shkolla, ndërsa krahas tre ekipeve të vendeve të para garuan edhe shkollat “Hasan Prishtina”, “Ismail Qemali”, “Tefejuz”, “Kongresi Manastirit”, “Jashar Beu” dhe “Vasil Gllavinov”.

“Është edhe një privilegj për neve që jemi e këtij organizimi apo këtij turneu, kur dihet se qëllimi i këtij turneu është sado pak t’i mbledhim këto moshat e reja dhe t’iu tregojmë se ka pasur edhe shokë tanë, që kanë dhënë kontributin me një aspekt tjetër. Kështu që është privilegj që edhe ne së paku të japim kontribut, aq sa mundemi për shokun tonë Imri Elezi”, deklaroi punëtori sportiv, Meriton Berisha, i cili nuk fshehi kënaqësinë për të qenë pjesë e një turneu të këtillë memorial ku mes tjerash u jepet mundësi garimi brezave të ri. “Fëmijët janë shumë të mirë dhe të sinqertë, kshtu që ata emocionin e shprehin më së miri. Edhe ju e patë që ishte një ekip që u gëzonte në fund dhe një tjetër që qante, mirëpo unë mendojë se të dy ekipet janë fituese“, përfundoi Berisha.

(TV SHENJA)

SH.F. “IMRI ELEZI” FITON SËRISH TURNEUN MEMORIAL TË DËSHMORITShkolla fillore “Imri Elezi” për herë të katërt me rradhë ka triumfuar në turneun tradicional memorial në Shkup që organizohet për nderë të dëshmorit të kombit Imri Elezi.

Публикувахте от Sportmania в 27 април 2018 г.

Leave a Reply