Messi nuk i ka shënuar asnjëherë Bufonit! A do i shënojë sonte?

Barcelona në këto momemte po zhvillon ndeshjen e parë të grupit “D”, kundër Juventusit në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve Evropian.

Mediat ndërkombëtare janë përqendruar në statistikat e përballjeve mes këtyre dy gjigantëve. Një fakt interesant është se sulmuesi argjentinas i “katalunasve” Lionel Messi, ka një statistikë negative përballë portierit të “Zonjës së Vjetër”, Xhanluixhi Bufon.

Ylli argjentinas nuk ka mundur që t’i shënojë asnjëherë Bufonit edhe pse deri më tani janë përballur disa herë mes tyre. Vitin e kaluar “katalunasit” nuk shënuan asnjëherë në të dyja ndeshjet. Sfida e parë në Torino përfundoi 3:0 për “bardhezinjtë”, ndërkohë në ndeshjen e kthimit në “Kamp Nou” ndeshja u mbyll me barazim pa gola.

Leave a Reply