Shkëndija dorëzohet përballë Pobedës (VIDEO)

Shkëndija ka pësuar disfatë 1:2 në transfertën ndaj Pobedës të zhvilluar në stadiumin “Mladost” në Strumicë, aty ku me 23 maj do të zhvillojë finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë kundër Pelisterit, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1,  me të dy golat e shënuar në 5 minutëshin e fundit të kësaj pjese.

POBEDA AVANSON NDAJ SHKËNDIJËS

POBEDA AVANSON NDAJ SHKËNDIJËSPOBEDA – SHKËNDIJA 1:0(Z. Danoski 40')

Публикувахте от infosport.mk в 29 април 2018 г.

Ishin vendasit e Pobedës ata të cilët të parët iu gëzuan golit në këtë përballje, kur Zoran Danoski kërceu më së larti në zonën e “kuqezinjëve” pas një ekzekutimi të rivënies nga këndi dhe me kokë mposhti portierin Bekim Rexhepi.

BESART IBRAIMI I KUNDËRPËRGJIGJET POBEDËS

BESART IBRAIMI I KUNDËRPËRGJIGJET POBEDËSPOBEDA – SHKËNDIJA 1:1(B. Ibraimi 44')

Публикувахте от infosport.mk в 29 април 2018 г.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 40-të, teksa vetëm 4 minuta më pas një diagonale e gjatë nga ana e Enis Fazlagiç nxorri të vertmuar para portës kundërshtare kapitenin e këtij takimi te Shkëndija, Besart Ibraimi, i cili nuk gaboi dhe shënoi për barazim të rezultatit.

GOLI I NAJDOVSKIT NGA PIKA E BARDHË QË I SIGUROI FITOREN POBEDËS

GOLI I NAJDOVSKIT NGA PIKA E BARDHË QË I SIGUROI FITOREN POBEDËSPOBEDA – SHKËNDIJA 2:1(F. Najdovski 80')

Публикувахте от infosport.mk в 29 април 2018 г.

Në pjesën e dytë Qatip Osmani vendosi që në lojë të inkuadrojë edhe kapitenin Ferhan Hasani, mirëpo edhe kjo nuk ndihmoi ekipin tetovar që nga Strumica të largohet i pamposhtur pasi Pobeda në minutën e 80-të falë golit të shënuar nga Filip Najdovski nga pika e bardhë i siguroi fitoren skuadrës nga Prilepi, që në këtë mënyrë tashmë shpreson edhe më shumë në garën për mbijetesë.

Pobeda me 32 pikë përforcon pozitën e 8-të, mirëpo duke sulmuar nën hije pozitën e 7-të që aktualisht mbahet me Akademia Pandevin që ka 36 pikë, teksa Shkëndija me 76 pikë nuk lëkundet fare nga pozita e parë, të cilët e siguroi që pas javës së 29-të.

Leave a Reply