Derbi shkupjan mbyllet me barazim (VIDEO)

Derbi shkupjan i javës së 31-të në elitën e futbollit vendor midis Rabotniçkit dhe Shkupit i zhvilluar në arenën “Filipi i Dytë”  është mbyllur me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”. Nga një gol në secilën pjesë shënuan këto dy skuadra pretendente për atë pozitë të katërt, që me këtë barazim vazhdojnë edhe më tej ëndërrën, të cilën presin ta bëjnë realitet në fund të sezonit.

RABOTNIÇKI NDËSHKON GABIMIN E MBROJTËSVE TË FC SHKUPIT

RABOTNIÇKI NDËSHKON GABIMIN E MBROJTËSVE TË FC SHKUPITRABOTNIÇKI – FC SHKUPI 1:0(V. Angellov 14')

Публикувахте от infosport.mk в 29 април 2018 г.

Viktor Angellov në minutën e 14-të duke përfituar nga një mosmarrëveshje midis Rron Brojas dhe Muharem Bajramit, ndëshkoi ekipin “bardhekaltër”, që barazimin e arriti vetëm gjatë pjesës së dytë.

Ermedin Adem harkoi në zonën e vendasve nga rivënia e këndit, ndërsa pas një reagimi të vakët të mbrojtjes vendase, Alen Jasharoski nuk fali dhe me një të majtë të tij të fuqishme barazoi rezultatin në 1:1.

SHKUPI BARAZON NDAJ RABOTNIÇKIT

SHKUPI BARAZON NDAJ RABOTNIÇKIT, "SHVERCERAT" SHPËRTHEJNË NË FESTËRABOTNIÇKI – FC SHKUPI 1:1(A. Jasharoski 51')

Публикувахте от infosport.mk в 29 април 2018 г.

Edhe pas këtij barazimi FC Shkupi vazhdoi të sulmojë, mirëpo pa sukses, njëjtë sikurse edhe  vendasit, të cilët nuk arritën që të finalizojnë asnjë rast që iu dha para portës së Zendelit.

Rabotniçki me 42 pikë vazhdon të mbajë pozitën e 4-të në renditje, ndërsa FC Shkupi tashmë me 37 pikë dhe një ndeshje më pak ndodhet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply