“Bekamit shqiptar” i trefishohet vlera në 5 milionë euro

Futbollisti shkupjan, Enis Bardhi, po zhvillon sezonin e tij të parë në La Liga me fanellën e Levantes, ndërsa i njëjti mund të vlerësohet si më shumë se i suksesshëm, pasi që shënoi 6 gola dhe një asist, duke ngritur çmimin e tij në tregun e futbollistëve, njofton “infOSport.mk”.

Aktualisht sipas “trasnfermarkt”, Enis Bardhi ka shënuar ngritje të çmimit nga 1.5 mln euro në 5 milion euro, ndërsa paraqitjeve të tij të mira i është gëzuar edhe ish klubi i tij, Ujpeshti, që ka përfituar 250 mijë euro, për vetë faktin se Levante siguroi mbijetesën, ndërsa në marrëveshjen mes dy klubeve ekzistonte klauzolë, sipas së cilës skuadra nga Valencia do të duhet ti paguajë shumën e lartëpërmendur skuadrës hungareze, madje edhe sezonin e ardhshëm, gjithnjë nëse edhe sezonin 2018/2019 Levante siguron mbijetesën.

Dy golat e Enis Bardhit ndaj Atletik Bilbaos me komentim në gjuhën arabe!!!

Dy golat e Enis Bardhit ndaj Atletol Bilbaos me komentim në gjuhën arabe!!!

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Enis Bardhi, ky super futbollistë, tashmë njihet si mjeshtër i gjuatjeve të lira, pasi nga gjithsej 6 golat e tij të shënuar në La Liga, 4 prej tyre i ka shënuar nga gjuajtjet e lira, transmeton “infOSport.mk”.

Bardhi me Levanten në sezonin e tij debutues në La Liga ka zhvilluar 23 ndeshje, ndërsa figuron si golashënuesi i dytë i skuadrës, pas Hoze Morales, i cili në 32 ndeshje ka regjistruar 8 gola.

Leave a Reply