Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa

Në Nion të Zvicrës sot do të bëhet tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian.

Gara elitare evropiane tashmë ka hyrë në fazën më të “nxehtë”, ku 4 skuadrat gjysmëfinaliste sot në mesdite do të mësojnë edhe kundërshtarët e radhës.

Bajern Munih, Real Madrid, Liverpull dhe Roma, janë skuadrat që janë kualifikuar në gjysmëfinale.

Shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve nis në orën 12:00, ndërsa një orë më vonë do të tërhiqet shorti për gjysmëfinalet e Liga Europa, ku Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka me Arsenalin e tyre do të presin emrin e kundërshtarit në gjysmëfinale, njëjtë sikurse edhe Valon Berisha me Slazburgun e tij, ku rikujtojmë se pjesë e kësaj faze janë edhe Olimpiku i Marsejës dhe një ndër skuadrat favorite, ajo e Atletiko Madridit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply