KAS i rikthen titullin kampion të sezonit 2015/2016 Skënderbeut

Skuadrës korçare të Skënderbeut i është rikthyer titulli kampion i sezonit 2015/2016, i hequr dy vite më parë nga Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Lajmin e ka bërë të ditur vetëm klubi korçar përmes faqës së saj zyrtare, duke potencuar se KAS ka pranuar kërkesën e tyre për kthimin e titullit të sezonit në fjalë.

Një lajm i bujshëm ky në Korçë, pasi është një titull më shumë në historinë e klubit, që është gjithashtu në një betejë ligjore me UEFA-n në lidhje me dënimin 10-vjeçar nga Kupat e Europës që ajo ka dhënë pak kohë më parë. Çështja vazhdon dhe një ndër klubet më të suksesshme shqiptare viteve të fundit shpreson të fitojë të drejtën edhe këtu.

Ankimimi i çështjes së titullit të hequr nga sezoni 2015/2016 nga ana e klubit të Skënderbeut ishte bërë gushtin e vitit 2017-të, ndërsa vetëm sot Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka dhënë vendimin përfundimtar, i cili rezultoi të jetë pozitiv për skuadrën korçare, që tashmë numëron 7 tituj kampion.

Leave a Reply