Në listë 8 skuadra nga RMV, mes tyre edhe Slloga Jug.! Vardari para Shkëndijës në listën e përjetshme të Ligës së Kampionëve

Shtëpia e Futbollit Europian (UEFA) në fundin e vitit 2020 ka përditësuar listën e përjetshme të klubeve më të mira brenda Ligës së Kampionëve, e ku vendin e tyre zënë edhe skuadrat nga Maqedonia e Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Si çdo vit, UEFA ka përditësuar të dhënat që përfshijnë të gjitha sezonet e Ligës së Kampionëve dhe ish Kupës së Kampionëve.

Ashtu edhe siç pritej, Reali i Madridit, ende mban pozitën e parë në këtë listë të përjetshme. Pas klubit “madrilen” ndodhet skuadra kampione në fuqi e Bajernit të Munihut, që më pas të vijojnë klube si Barcelona, Mançester Junajtedi, Juventusi, Milani dhe Liverpulli.

TOP10-shi kompletohet me dy skuadrat e njohura portugeze, Benfika dhe Porto, si dhe atë holandeze të Ajaksit.

Skuadrat nga Maqedonia e Veriut gjithashtu gjetën një vend në këtë listë. Vardari është klubi më mirë i ranguar nga vendi ynë, duke u renditur në pozitën e 149-të me 18 pikë nga 8 pjesëmarrje.

Pas tyre renditet Rabotniçki në vendin e 188-të, ku nga 4 pjesëmarrje ka tubuar 12 pikë, ndërkohë Shkëndija është skuadra e tretë më mirë e ranguar nga vendi ynë, transmeton “infOSport.mk”.

Skuadra tetovare mban pozitën e 258-të, ku nga 3 pjesëmarrje ka tubuar 7 pikë. Edhe pse një kohë të gjatë nuk merrë pjesë në garat e Ligës së Kampionëve, ish ekipi i Slloga Jugomagnatit, tashmë FC Shkupi, renditet në pozitën e 303-të, ku në 3 pjesëmarrje ka tubuar 5 pikë, për të vijuar më pas klube si Sileksi (351), Pobeda (389), Makedonija GJ.P. (480) dhe Renova (489).

Renditjen nga lista e përjetshme e klubeve më të mira brenda Ligës së Kampionëve, mund ta shihni KËTU.

Leave a Reply