Fazlagiç “mbreti” i asisteve (VIDEO)

Enis Fazllagiç edhe pse i ri në moshë, në terenin e gjelbërt sillet sikurse në këmbët e tij ka me qindra ndeshje profesionale. Ai këtë vit me Shkëndijën po zhvillon sezonin e tij jetik, ku falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me fanellën e “kuq e zi”, arriti që të bëjë një transferim të bujshëm, te një ndër skuadrat më të njohura belge, Gent.

Ai nga ndeshja në ndeshje po ngritet edhe më shumë, ndërsa minutat që po merr nga ana e Qatip Osmanit, po e bëjnë atë më të pjekur në fushën e blertë, ku thjeshtë me asistet e tij të lënë përshtypjen e një mjeshtri të madh, që ngjason me ato asiste të futbollistëve të njohur europian, si Luka Modriç, Andres Iniesta, etj.

ZHUNIOR MENDON PER EPERSINE E SHKENDIJES NDAJ RABOTNIÇKIT

ZHUNIOR MENDON PER EPERSINE E SHKENDIJES NDAJ RABOTNIÇKITSHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 1:0(S. Zhunior 22')

Публикувахте от infosport.mk в 2 май 2018 г.

Fazllagiç në ndeshjen e fundit kundër Rabotniçkit bëri dy super asiste, kur fillimisht i mundësoi brazilianit Zhunior që të shënojë golin e parë në minutën e 22-të, teksa në minutën e 84-të dhuroi edhe një tjetër super asistim për Armend Alimin, i cili në ato momente vendosi rezultatin përfundimtarë, Shkëndija 3, Rabotniçki 0.

SHKËNDIJA TURPËRON RABOTNIÇKIN, SHËNON EDHE ALIMI

SHKËNDIJA TURPËRON RABOTNIÇKIN, SHËNON EDHE ALIMISHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 3:0(A. Alimi 84')

Публикувахте от infosport.mk в 2 май 2018 г.

Mirëpo kjo nuk është e tëra, pasi i njëjti dhuroi një tjetër super asist edhe në ndeshjen e fundjavës që lamë pas kundër Pobedës në Strumicë, kur për mrrekulli   gjeti sulmuesin Besart Ibraimi.

BESART IBRAIMI I KUNDËRPËRGJIGJET POBEDËS

BESART IBRAIMI I KUNDËRPËRGJIGJET POBEDËSPOBEDA – SHKËNDIJA 1:1(B. Ibraimi 44')

Публикувахте от infosport.mk в 29 април 2018 г.

Ndryshe Enis Fazlagiç, që njëherit mbron edhe ngjyrat e përfaqësueses U19 të Maqedonisë, gjatë këtij edicioni me Shkëndijën ka zhvilluar 12 ndeshje, duke rejistruar edhe dy gola, transmeton “infOSport.mk”.

Gjitha këto të dhëna  dhe veprime të Fazllagiç na bëjnë me dije se para tij është një e ardhme e ndritur, ndërsa ne si “infOSport” i urojmë shumë suksese në karrierë, ku shpresojmë një ditë të shohim edhe në skuadra edhe më të mëdha se Genti.

Leave a Reply