FC Shkupi gëzon dy “Shvercerët” e rinjë

“Prej në fëmijëri, të dua vetëm ty”. Jo rastësisht këndohet kjo frazë, shkruhet dhe thuhet në çdo ndeshje nga tifozët “Shvercerët” kushtuar klubit të tyre të zemrës FC Shkupi, pasi dashuria për skuadrën e zemrës lind që nga fëmijëria.

Një shembull i fundit vjen nga dy fëmijët, që jemi mësuar ti shohim shpesh në stadiumin e Çairit, duke bërë tifo për skuadrën e Shkupit, ndërsa për të njejtit kryesia e klubit “bardhekaltër” kishte përgatitur nga një surprizë, duke iu dhuruar nga një fanellë në ndeshjen e fundit që Shkupi e zhvilloi pranë publikut të vetë kundër Sileksit.

Leave a Reply