Mbrojtësi Roland dërgon Marsejën në finale (VIDEO)

Olimpiku i Marsejës dhe Atletiko Madridi do të luajnë në finalen e madhe të Lionit në kuadër të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”. Një gjë e tillë u mësua sonte, me Atletiko Madridin, që siguroi i pari finalen dhe Olimpikun e Marsejës, që deri në aktin final, arriti falë një goli të shënuar në kohën shtesë prej 15 minutash, kur edhe shënoi atë gol shumë të dëshiruar përballë Salzburgut, që përshëndetet nga Liga Europa, si befasia më e këndshme e këtij sezoni.

Atletiko Madridi shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Arsenalit në “Vanda Metroploitano” dhe me rezultatin e përgjithshëm 2:1 u kualifikua për në finale, teksa Olimpiku i Marsejës, pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë në “Velodrom” sonte në Salzburg u mund me rezultatin 2:1 pas kohës shtesë, pasi skuadra austriake, ku luan edhe futbollisti shqiptarë, Valon Berisha, gjatë 90 minutëshit të rregullt falë golit të shënuar nga Haidara (53’) dhe auto golit të Sarr (65’) kishte arritur atë rezultat identik, duke bërë që fituesi të vendoset vetëm pas kohës shtesë.

Në këtë drejtim, skuadra franceze arriti që të shënojë golin e shumë kërkuar, që erdhi vetëm në minutën e 116-të, me anë të mbrojtësit Rolando.

Finalja e madhe Atletiko Madrid-Olimpik Marsejë në program është me datë 16 maj në Lion të Francës.

Leave a Reply