Ish-piloti i Formula 1 investon në Shqipëri, hap restorant në Durrës!

Ish-piloti i Formula 1, Jarno Trulli ka vendosur të investoj në Shqipëri, duke hapur një restorant në qytetin bregdetarë të Durrësit.

43-vjeçari ka hapur një restorant në qytetin bregdetar në Shqipëri, i cili do të emërtohet “Italy”.

Prej vitesh, Trulli i është përkushtuar biznesit të verës duke ekportuar në të gjithë botën, përfshirë tashmë edhe Shqipërinë.

Gjatë inagurimit të restorantit të tij, ku ishte i ftuar edhe kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, Jarno Trulli kishte thënë: “Më kanë folur shumë italianë për Shqipërinë. Ndaj mendova të studioj terrenin dhe tashmë u binda për të investuar në Durrës. Vera në këtë restorant është i nivelit mbi mesatar. Shpresoj që klientët ta pëlqejnë”.

Trulli ka garuar në Formula 1 nga viti 1997 deri në vitin 2011, teksa gjatë karrierës së tij kishte drejtuar skuderitë si, Prost, Minardi, Jordan, Renault, Toyota, Lotus Racing dhe Team Lotus.

Leave a Reply