Aguero në gjendje të rëndë shëndetësore

Sulmuesi i Mançester Sitit, Serxhio Aguero vazhdon të jetë në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga klubi anglez njoftuan se Aguero do të mungonte për dy muaj pasi kishte një brinjë të thyer, teksa sot  mediat argjentinase raportojnë se futbollisti nuk mund të lëvizë.

Ka qenë mjeku i Kombëtares argjentinase, Donato Villani, ai i cili ka pohuar një gjë të tillë, pas vizitës që i kishte bërë Agueros në spital.

Villani tha se futbollisti argjentinas ishte i etur për të ardhur dhe për të luajtur me Argjentinën, por në të vërtetë ai nuk mund të lëviz as për të ikur në shtëpinë e tij.

Rikujtojmë Aguero u aksidentua me makinë të enjten e kaluar në mbrëmje në Amsterdam, ku më pas është dërguar me urgjencë në spital.

Ai në kryeqytetin holandez kishte shkuar për të ndjekur një koncert muzikor.

Leave a Reply