Ndërpritet ndeshja e balotazhit midis Vushtrrisë dhe Malishevës

Ndeshja e balotazhit për inkuadrim në Superligën e Kosovës, mes Vushtrrisë dhe Malishevës, është ndërprerë kur kanë mbetur edhe 15 minuta për tu zhvilluar deri në fundin e saj.

Malisheva ishte në epërsi me rezultatin 2:0 ndaj Vushtrrisë falë golave të shënuar nga Marko Olivier dhe Pefqeli që në 26 minutat e para të ndeshjes, ndërsa penaltia e akorduar nga arbitri kryesor me asistimin e VAR, solli shumë pakënaqësi në mesin e tifozëve vushtrrias që ishin pas portës, ku me anë të litarëve që ishte lidhur rrjeta e portës, arritën ta shkulnin të tërën.

Mirëpo kjo nuk ishte e tëra, pasi ata vijuan më pas me thyerjen e stoleve në shkallët e stadiumit “Zahir Pajaziti”, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Pas gjithë këtyre skenave jo futbollistike, reagoi policia e Kosovës, që arriti të zbrapsë tifozët e pandërgjegjshëm të Vushtrrias, të cilët i largoi nga shkallët e stadiumit.

Pas qetësimit të situatës dhe rregullimit të portës, ndeshja vazhdoi, ndërsa arbitri kryesor tregoi plotë 17 minuta shtesë.

Mërgim Pefqeli morri përgjegjësinë e ekzekutimit të penaltisë dhe nuk gaboi, duke shënuar për 3:0, ndërsa pak minuta para fundit Vushtrria me anë të Qëndrim Gashit realizoi golin e nderit.

Kësisoj Malisheva do të vazhdojë të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar, së paku edhe një vit tjetër, ndërsa një gjë të tillë Vushtrria duhet kërkuar viteve në vijim. (infOSport.mk)

Leave a Reply