Roma me mesazh për Sallah, i cili eliminoi ish ekipin e tij

Skuadra italiane e Romës mbrëmë  i dha fund aventurës së saj në ndeshjet e Ligës së Kampionëve Europian. Në gjysmëfinale, “ujkesha romake” u eliminua nga Liverpulli dh… ish futbollisti i tyre, Mohamed Sallah.

Pikërisht ylli egjiptian Sallah, i cili një pjesë e së shkuarës kishte kaluar te Roma, do të luaj në finalen e Kievit, edhe atë ndaj kampionëve në fuqi të Realit të Madridit. Roma edhe përkundër fitores 4:2 ndaj Liverpullit, në fund duheshe që të përshëndetet nga gara më prestigjioze europiane, kjo për shkak asaj disfate të thellë 5:2 në ndeshjen e parë në “Enfilld Roud”.

Mirëpo edhe përkundër këtij eliminimi “verdhekuqtë” nuk harruan ti dërgojnë urimet e tyre sulmuesit Salah përmes një postimi në Instagram.

“Na vjen keq që ëndrra jonë përfundoi këtu, por ti do të jesh, me ekipin tënd të ri. Paç fat në finale, Momo”, ishte mesazhi i Romës për ish-futbollistin e tyre.

Leave a Reply