Deri në mbyllje të sezonit aktual në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë kanë mbetur vetëm edhe tre xhiro. Çështja e titullit kampion është vendosur edhe matematikisht, pasi Shkëndija që më parë zyrtarizoi trofeun, mirëpo enigmë mbeten Europa dhe mbijetesa.
Për sa u përket tri skuadrave që luftojnë për mbijetesë janë shumë pranë njëra-tjetrës me pikë në renditje. Skopje dhe Pobeda kanë nga 32 pikë secila, ndërsa Pelisteri ndodhet në vendin e fundit me 31 pikë.
Deri në fund të kampionatit parashikohet një luftë e ashpër. Pelisteri rrezikon më shumë, duke qenë se ndodhet një pikë pas rivaleve, por edhe për vetë kalendarin që ka, sepse në tri javët e fundit luan kundër Vardarit, FC Shkupit dhe Shkëndijës.
Ndeshjet e tre skuadrave që luftojnë për mbijetesë në tre xhirot e fundit:
|
SKUADRA E PELISTERIT |
||
| VARDARI | 13.05 – 16:30 | PELISTERI |
| PELISTERI | 16.05 – 16:30 | FC SHKUPI |
| SHKËNDIJA | 20.05 – 16:30 | PELISTERI |
|
SKUADRA E POBEDËS |
||
| POBEDA | 13.05 – 16:30 | SILEKSI |
| SKOPJE | 16.05 – 16:30 | POBEDA |
| POBEDA | 20.05 – 16:30 | RENOVA |
|
SKUADRA E SKOPJES |
||
| SHKËNDIJA | 13.05 – 16:30 | SKOPJE |
| SKOPJE | 16.05 – 16:30 | POBEDA |
| RABOTNIÇKI | 20.05 – 16:30 | SKOPJE |
