Ndryshohet data e ndeshjes së balotazhit midis Gostivarit dhe Borecit

Edhe pse fillimisht ishte paralajmëruar se ndeshja e balotazhit midis Gostivarit dhe Borecit  do të zhvillohet me datë 30 maj, e njëjta do të zhvillohet dy ditë më herët, me qëllim që skuadra fituese të ketë më shumë ditë pushim para ndeshjes tjetër së balotazhit, atë të 3 qershorit kundër Pobedës nga Prilepi.

Rikujtojmë Gostivari dhe Pobeda si skuadra që u renditën në pozitat e dyta në kuadër të Ligës së Dytë – Perëndim dhe Lindje, fillimisht me 28 maj me fillim në ora 16:30 në kompleksin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, do të diskutojnë çështjen e fituesit mes vete, që më pas të dalin në mejdan me skuadrën e Pobedës, që sezonin e rregullt në LPFM e mbylli në pozitën e 8-të. Fituesi i ndeshjes së 3 qershorit që është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Mladost” në Strumicë do të fitojë të drejtën të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor sezonin që vjen.

Leave a Reply