Osmani: Të mundim Borecin dhe më pas të dëshmojmë se meritojmë Ligën e Parë

Sot në futbollin tonë vendor në program është ndeshja e balotazhit midis Gostivarit dhe Borecit, dy skuadrave që sezonin e rregullt futbollistik në Ligën e Dytë – Perëndim, gjegjësisht Lindje përfunduan në pozitat e dyta. Pasi humbën rastin që në mënyrë të drejtëpërdrejtë të sigurojnë një vend në mesin e më të mirëve, këto dy skuadra një gjë të tillë do të kërkojnë përmes ndeshjeve të balotazhit. Megjithatë për të bërë një gjë të tillë, fillimisht do të duhet të kalojnë hapin e parë gjatë ditës së sotme, e ku futbollisti shkupjan i Gostivarit, Florent Osmani, beson shumë se ajo do të jetë skuadra e tij.

“Mendoj se kemi mundësi për të kaluar këtë hapin e parë ndaj Borecit. Kemi skuadër shumë të mirë, jemi të përgatitur fizikisht mirë, ndërsa një gjë të tillë kemi dëshmuar edhe në disa nga ndeshjet kur kemi luajtur me një futbollistë më pak. Shpresojmë se do i gëzohemi fitores sot, pasi edhe atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe në bazë të lojave të treguara gjatë gjysmëzonit pranveror, besoj se e meritojmë një gjë të tillë” – tha enkas për “infOSport.mk” sulmuesi i Gostivarit, Florent Osmani.

Fituesi nga përballja e sotme midis Gostivarit dhe Borecit me 3 qershor në stadiumin “Mladost” në Strumicë do të përballet me Pobedën, ku edhe përfundimisht do të mësohet emri i skuadrës që sezonin e ri futbollistik do të luaj në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Ndeshja Gostivari – Boreci starton në ora 16:30, dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin kryeso të kompleksit “Petar Milloshevski” pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Leave a Reply