Liga e Kampionëve, sonte prehen dy biletat e para çerekfinale

Sonte në Ligën e Kampionëve Europian në program janë dy ndeshjet e para kthyese në kuadër të 1/8 së finales, pas së cilave do të prehen dy biletat e para çerekfinale.

Dueli më interesant pa dyshim se është ai në “Parkun e Princërve” në Paris, aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat gjigande, Paris  Sen Zhermeni dhe Reali i Madridit. “Parisienët” duhet të përmbysin rezultatin 3:1 nga ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu”, edhe atë pa brazilianin Nejmar, i cili do të mungojë për tre muaj. Por Emeri do të ketë në dispozicion Mbape, i riaftësuar pas dëmtimit që pësoi përballë Olimpikut të Marsejës një javë më parë.

Ndërkaq, dueli i dytë është një formalitet i mirëfilltë, pasi Liverpulli në “Enfilld Roud” pret Porton, ndaj së cilës skuadër në ndeshjen e parë të zhvilluar në Portugali kishte shënuar fitore të thellë 5:0.

Që të dyja ndeshjet startojnë në terminin e zakonshëm, 20:45.

Leave a Reply