Egnatia rinovon kontratën me sulmuesin nigerian, Dwamena

Egnatia ka zyrtarizuar goditjen më të madhe të merkatos së verës. Në fakt bëhet fjalë për një rinovim, por që tregon shumë rreth aspiratave të klubit nga Rrogozhina për në sezonin e ri 2023/24.

Sulmuesi niherian, Rafael Dwamena, i cili u kthye në sulmuesin më të mirë të Superiores në sezonin që lamë pas, do vazhdojë të mbetet pjesë e Egnatias edhe në sezonin e ri.

Edhe pse në adresë të nigerianit, kishte shumë oferta nga skuadra të ndryshme, i njëjti bashkë me menaxherin e tij, Arbi Laçi vendosën të vazhdojnë sërish me Egnatian, që këtë vit do të luaj edhe në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar Shqipërinë në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Dwamena me Egnatian ka firmosur kontratë dy vjeçare. (infOSport.mk)

Leave a Reply