Unioni Europian i Xhudos sulmon Ramosin: Ajo teknikë është e ndaluar edhe te ne

Pas penalltisë së Ronaldos kundër Juventusit, ndërhyrja e Ramosit në dëm të egjiptianit Salah ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme. Dëmtimi i lojtarit të Liverpulit është bërë viral dhe qëndrimet për ndërhyrjen e mbrojtësit të Realit kanë qenë nga më të ndryshmet.

Por mjaft i veçantë është qëndrimi në Twitter i Unionit Europian të Xhudos, që ka ironizuar kështu me gjestin e kapitenit të Realit të Madridit: “Arm-lock” është një teknikë e ndaluar në xhudo, kurse në Ligën e Kampionëve mjafton për të fituar trofeun”.

Një reagim shumë i veçantë ndaj veprimit të futbollistit spanjoll, që është vënë në shënjestër për faktin se mund ta ketë bërë qëllimisht atë ndërhyrje për të dëmtuar lojtarin më të rrezikshëm të ekipit kundërshtar.  (Vipsport.al)

Leave a Reply