Flamurtari nuk ju ndahet futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia, gati të firmos me një tjetër nga Shkëndija

Skuadra e Flamurtarit nga Superliga shqiptare, nuk ju ndahet futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia. Pas aktivizimeve të Muhamed Useinit, Artim Pollozhanit Muarem Muarem, Fisnik Zuka gjatë vitit të kaluar, drejtuesit e skuadrës vlonjate i kanë vënë syrin edhe një tjetër futbollisti që vjen nga rradhët e Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për mesfushorin kumanovar, Armend Alimi, të cilit i përfundon kontrata me kampionët e vendit, ndërsa me shumë gjasa i njëjti nuk do të qëndrojë edhe më tej te skuadra tetovare, për shkak mos gjetjes së një gjuhe të përbashkët rreth termave financiar.

Alimi pjesë e Shkëndijës është që nga vera e vitit 2014-të, ndërsa gjatë këtyre viteve të kaluara ka qenë një ndër futbollistët më standard, ndërsa veçohej me ato super gola të shënuar. Gjatë sezonit të fundit Alimi në 33 ndeshjet e fundit realizoi 7 gola, ndërsa gjithsej gjatë qëndrimit të tij 4 vjeçar në Tetovë, me fanellën e Shkëndijës mesfushori kumanovar ka zhvilluar gjithsej 138 ndeshje, duke regjistruar edhe 26 gola.

Leave a Reply