Skandal: 8 futbollistë meksikan janë zbavitur me 30 prostitute gjatë fazës përgatitore

Teksa kanë ngelur vetëm edhe pak ditë nga fillimi i Botërorit “Rusi 2018”, skandalet sapo kanë nisur dhe pritet të na shoqërojnë gjatë gjithë këtij turneu kaq shumë të rëndësishëm futbollistik.

Faktikisht nuk është hera e parë që flitet për një rast të tillë, por këtë herë është Meksika ajo që vihet përpara një skandali të madh përpara Botërorit të Rusisë. Menjëherë pas fitores në miqësoren kundër Skocisë, sipas asaj që raporton “TV Notas de Mexico”, disa prej lojtarëve e kanë tepruar me festën e tyre, duke qenë në shoqërinë e 30 prostitutave.

Ochoa, Salcedo, Herrera, Gallardo, Jonathan, Giovani dos Santos, Jiménez dhe Fabián janë futbollistët e përmendur në këtë skandal. Gjithashtu me këtë grup lojtarësh do të ishte i pranishëm edhe futbollisti i njohur në arenën europiane, Chicharito Hernandez, por ky i fundit e ka ndryshuar planin pasi kishte një darkë me disa miqtë e tij për datëlindje. (vipsport.al)

Leave a Reply