FIFA – Renidtja, Maqedonia ngjitet për 6 pozita më lartë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka regjistruar një lëvizje pozitive prej 6 vendeve në renditjen më të re të FIFA-s. Edhe pse gjatë muajit të kaluar nuk zhvilluan asnjë ndeshje, të besuarit e trajnerit Igor  Aangellovski tashmë shohin veten në pozitën e 71-të.

Armenia që është një ndër skuadrat rivale të Maqedonisë në Ligën e Kombeve renditet në pozitën e 100-të, Lihtenshtejni ndodhet në vendin e 180-të, ndërkohë Gjibraltari, një tjetër kundërshtarë i “verdhekuqve” renditet në pozitën e 195-ë.

Në krye të renditjes mbetet Gjermania, duke lënë pas vetes Brazilin dhe Belgjikën, për të vijuar më pas edhe Portugalia, Argjentina, Zvicra, Franca, Polonia, Kili dhe Spanja, që njëherit përbëjnë edhe TOP-10-shin.

Leave a Reply