Renditja e FIFA-s, Kosova +11, Shqipëria -2 vende

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ka shënuar ngritjen më të madhe që nga pranimi i saj në FIFA dhe UEFA. Kosova në renditjen më të re të FIFA-s ndodhet në pozitën e 141, plotë 11 pozita më lartë nga renditja e muajit të kaluar.

Ky sukses i përfaqësueses kosovare vjen pas fitores së thellë 3:0 në vëllazëroren ndaj Shqipërisë, skuadër kjo që në anën tjetër ka zbritr dy pozita më poshtë. Shqipëria tashmë zë vendin e 58-të, duke rrezikuar të humbas deri në shtator pozicione të tjera për shkak të Botërorit si dhe trendit negativ të shkaktuar nga rezultatet e fundit.

Sa i përket “të mëdhenjve”, Gjermania fillon Botërorin në vendin e parë në klasifikim, e ndjekur nga Brazili, Belgjika, Portugalia dhe Argjentina.

Leave a Reply