Rabotniçki  dhe Stjepanoviç vazhdojnë bashkëpunimin     

Një ndër futbollistët më me përvojë që luan në futbollin vendor, Ostoja Stjepanoviç ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e tij aktuale, Rabotniçki, njofton “infOSport.mk”.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga tabori i skuadrës shkupjane përmes faqes së tyre zyrtare, ku bëhet e ditur se Stjepanoviç dhe Rabotniçki do të jenë bashkë edhe sezonin e ardhshëm.

33-vjeçari te Rabotniçki erdhi verën e vitit të kaluar nga skuadra polake e Slask Vroclav, ndërsa që në edicionin  e tij të parë ai luajti një rol të rëndësishëm në mesfushën e “romantikëve”, duke zhvilluar plotë 31 ndeshje dhe duke regjistruar 2 gola dhe 4 asiste.

Në të kaluarën në Maqedoni Stjepanoviç kishte veshur edhe fanellën e Vardarit, edhe atë në dy periudha të ndryshme, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës së tij e kishte zhvilluar jashtë vendit.

Leave a Reply