E kërkonte FC Shkupi, Vardari dhe Rabotniçki, kamerunasi përfundon në Austri

Pas Zhoel Bopesu nga Skopje, ashtu edhe siç pritej është larguar edhe kamerunasi, Ouseni Mounpain, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi 24-vjeçar karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në ligën e tretë austriake, te skuadra e Austria Klagenfurt.

Mounpain te Skopje erdhi gjatë janarit të këtij viti, ndërsa vetëm brenda 5 muajve tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave vendore. Për shërbimet e tij interesoheshin tre skuadrat shkupjane, FC Shkupi, Vardari dhe Rabotniçki, mirëpo në fund futbollisti nga Kameruni vendosi që karrierën ta vazhdojë në Austri.

Mounpain ishte një ndër futbollistët më të dalluar në mbrojtjen e Skopjes gjatë stinorit pranveror, duke zhvilluar të gjitha 18 ndeshjet, duke arritur madje të shënojë edhe një gol, mirëpo jo edhe të shpëtoj Skopjen nga rrënia në Ligën e Dytë.

Leave a Reply