Edhe një tjetër futbollist i Rabotniçkit transferohet në Qipro!

Pas Kire Markoskit, i cili pritet që këtyre ditëve edhe zyrtarisht të nënshkruajë kontratë me AEL Limasol, një tjetër futbollist i Rabotniçkit është transferuar në kampionatin elitar të Qipros.

Fjala është për kapitenin Dushan Trajçevski, i cili ka pranuar të nënshkruaj kontratë me ekipin e Alki Oroklini. 27-vjeçari i cili lidhej ngushtë edhe me një transferim te skuadra e FC Shkupit, me ekipin e Ligës së parë nga Qiproja ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Trajçevski pjesë e Rabotniçkit është që nga janari i vitit 2013-të, duke regjistruar plotë 160 ndeshje dhe 9 gola të shënuar, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Lokomotivën dhe Teteksin.

Leave a Reply