Uest Hami vjen me transferimin rekord në historikun e saj

Vetëm pak kohë pas marrjes së timonit të Uest Hamit, trajneri Manuel Pellegrini ka thyer rekordin e transferimit në skuadrës londineze, e cila për 25 milion euro ka arritur që në rradhët e veta të transferojë mbrojtësin francez të Tuluzs, Isa Diop.

Transferimi më i shtrenjtë i Uest Hamit deri më tani, ishte a i Andre Ajev për shumën e 24.1 milion eurove.

Mbrojtësi 21-vjeçar i skuadrës franceze me Uest Hamin ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare.

Uest Hami doli fitues përballë Evertonit dhe Seviljës,  që gjithashtu kërkonin shërbimet e mbrojtësit të talentuar francez.

Isa Diop aktualisht është pjesë e përfaqësueses shpresa të Francës, teksa ka kaluar të gjitha ekipet zinxhir të “gjelave” me përjashtim të ekipit të parë që udhëhiqet për momentin nga Didie Deshamp dhe që aktualisht po merr pjesë në Botërorin e Rusisë.

Leave a Reply