Renxhersi në prag të ndeshjes me FC Shkupin përforcohet nga Liverpulli!

Skuadra e njohur skoceze e Gllazgou Renxhers në prag të ndeshjes së parë eliminatore të Liga Europa kundër FC Shkupit  është përforcuar me një futbollist nga rradhët e Liverpullit, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 25-vjeçar, Xhon Flanagan, i cili me ekipin e njohur skocez ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Flanagan te 54 herë kampionët e Skocisë erdhi me rekomandim të trajnerit Stiven Zherard, me të cilin 25-vjeçari kishte luajtur për pak kohë bashkë te Liverpulli.

“Kemi luajtur bashkë me Zherard te Liverpulli para disa viteve dhe mund të them se ai është më i merituari për këtë transferim. Kam biseduar me të dhe nuk jam menduar edhe aq shumë për të vendosur rreth karrierës sime. Jam i lumtur që jam këtu dhe shpresoj se do të dëshmojë para tifozëve ardhjen time këtu” – tha Flanagan për faqen zyrtare të klubit.

Flanagan me origjinë irlandeze ka të regjistruar një ndeshje edhe me ekipin e parë Kombëtar të Anglisë, ndërsa gjithashtu ka qenë pjesë edhe e ekipeve zinxhir të “Albionit Krenar”.

Leave a Reply