Sileksi bënë edhe transferimin e 9-të

Skuadra e Sileksit vazhdon të jetë shumë aktive në merkaton e verës, teksa sot ka bërë publik edhe transferimin e 9-të, njofton “infOSport.mk”.

Emër i ri në taborin e skuadrës nga Kratova është Stefan Milosavljeviq, i cili te Sileksi vjen nga rradhët e Mladost Luçani.

25-vjeçari Milosavljeviç me skuadrën e trajnerit Zhikica Tasevski ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me skuadrën e Sloga Kraljevo.

Milosavljeviç është futbollisti i tretë serb që nënshkruan me Sileksin, pas portierit Spasoje Stefanoviç dhe Srgjan Drashkoviçit, ndërkohë emra të rinj te skuadra 3 herë kampione e Maqedonisë janë edhe mbrojtësit, Hristijan Grozdanoski (Gostivari), Filip Milenkovski (Pelisteri), Stefan Kocev (Liria-Prizren, Kosovë), mesfushori Petar Ljamçevski (Pelisteri), si dhe dy sulmuesit Emanuel Mbella (Gjilan – Kosovë) dhe Dario Desniq (Skopje).

Leave a Reply