Ersin Fetahi: Ti shkaktojmë disfatën e parë Goblenit

Gostivari, një ndër skuadrat kryesore pretendente për tu inkuadruar në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë gjatë ditës së sotme në kuadër të javës së katërt në Ligën e Dytë – Perëndim, do të mirëpret skuadrën surpzirë nga Kumanova, Goblenin, njofton “infOSport.mk”.

Një ndër futbollistët titullarë te Gostivari, Ersin Fetahi shprehet optimist për këtë ndeshje, duke theksuar se gjithë futbollistët së bashku janë të gatshëm ti shkaktojnë disfatën e parë Goblent, që në tre xhirot e para numëron 5 pikë, pas një fitorje dhe dy barazime.

“Si në çdo ndeshje, ashtu edhe përballë Goblenit do të luajmë për fitore. E dimë se përballë  do të kemi një kundërshtarë të rëndë, mirëpo ne do të jampim maksimumin për të arritur deri tek 3 pikëshi. E vlerësojmë shumë kundërshtarin, i cili nuk ka humbje, mirëpo besoj se sot do jemi ne ato që do korrim fitore” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” futbollisti i Gostivarit, Ersin Fetahi.

Ndeshja ndërmjet Gostivarit dhe Goblenit në stadiumin e qytetit të Xhem Hasës starton në ora 15:30, dhe e njëjta do të drejtohet nga arbitri tetovar, Furkan Idrizi.

Leave a Reply