Ylber Alili flet në prag të ndeshjes me Gostivarin

Skuadra kumanovare e Goblenit gjatë ditës së sotme do të jetë mysafire e Gostivarit, një ndër skuadrat pretendente kjo për tu inkuadruar në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”. Gostivari ka rolin e favoritit në këtë ndeshje, mirëpo nuk duhet harruar se Gobleni në tre javët e para nuk dinë për disfatë në Konferencën e Perëndimit.

“Gostivari në këtë ndeshje futet si favorit ndaj nesh, pasi dihet se çfarë ekipi posedon dhe është njëra nga skuadrat pretendente për tu inkuadruar në ligë të parë. Mirpo pas rezultateve që kemi arritur deri tash, ne mendojmë që do të kthehemi në Kumanovë të pamposhtur” – tha Alili në një prononcim për “infOSport.mk”.

Gobleni në këtë ndeshje do të paraqitet me formacionin më të mirë, i cili në tre ndeshjet e para nuk u dorëzua përballë asnjë kundërshtari. Në anën tjetër edhe Gostivari pritet të paraqitet me më të mirët, me përjashtim të Betim Miftarit, i cili është i lënduar dhe nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar skuadrën e tij.

Leave a Reply