Suedia leksion futbolli Meksikës, përfundon si e para në grupin “F”

Suedia i ka mbajtur leksion futbolli Meksikës, duke mundur këta të fundit me rezultatin 3:0. Që të tre golat “vikinzët” i shënuan gjatë pjesës së dytë, me Augustinson që hapi serinë e golave në minutën e 50-të.

 

Golin e dytë e realizoi 33-vjeçari i Krasnodar, Andreas Grankvist në minutën e 62-të nga pika e bardhë, ndërsa një autogol i Alvarez në të 74-tën bëri që Suedia në fund të marrë një fitore të madhe, që i renditi suedezët në pozitën e parë të grupit “F”.

Kësisoj me shumë gjasa Suedia mund të luaj kundër Zvicrës, sipas renditjes aktuale të grupit “E”, ku për momentin me nga 4 pikë në pozitën e parë ndodhen Brazili dhe Zvicra.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply